21:28 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Milani merr një “goditje” të rëndë në ndeshjen me Udinesen

Probleme për Milanin. Kuqezinjtë, që po luajnë në fushën e Udineses, sapo kanë humbur për shkak dëmtimi Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas ka marrë një goditje në kurriz nga Mandragora dhe nuk ka arritur të vazhdojë dot ndeshjen. Vendin e tij e ka marrë Castillejo në minutën e 35-të.

Pas pjesës së parë ndeshja është në barazim 0-0, me milanezët që duan të marrin tri pikët për t’u kthyer në vendin e katërt. Një objektiv që do të jetë më i vështirë për t’u arritur tani pa Higuain.

Temat: