14:56 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ministri “frikacak”, mori pushim mjekësor, kur po zihej diçka serioze në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka marrë pushim mjekësor, në kohën kur në Veri të Mitrovicës pritej të ndodhte diçka serioze.

Indeksonline mëson se i pari i MPB-së kishte kërkuar pushim mjekësor pikërisht në ditët kur forcat e KFOR-it patrullonin në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Ndërkohë, policia e Kosovës kishte marrë vendim që asnjë pjestarë i saj mos të shfrytëzonte të drejtën e pushimit, si rrjedhojë e ngjarjeve.

Pavarësisht zhvillimeve që në Kosovë priteshin më seriozitet, Gashi e shfrytëzoi pushimin mjekësor duke lënë sektorin e sigurisë në Kosovë pa “zot shtëpie”.

Ndryshe, KFOR prezencën e ushtarëve të tyre te Liqeni i Ujmanit e kishte arsyetuar duke thënë se ishte një ushtrim i planifikuar./Indeksonline/

Temat: