14:33 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ministri, Kujtim Gashi viziton Përfaqësuesen kosovare para nisjes drejt Baku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka vizituar sot Përfaqësuesen e Kosovës në futboll në seancën stërvitore në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Kjo vizitë e Gashit është bërë para nisjes drejt Baku, ku Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.

Gashi ka mbetur i impresionuar nga motivimi i lojtarëve kosovar, teksa ai ka folur edhe me selektorin, Bernard Challandes, transmeton IndeksOnline.

Sipas Gashit, Kosova tani posedon më shumë futbollistë të talentuar dhe ai ka premtuar mbështetje nga instuticioni që ai drejton.

Image may contain: 6 people, people standing and outdoor

”Vizitë Përfaqësueses së Kosovës në futboll, e cila po e përfundon seancën e fundit stërvitore në Stadiumin “Fadil Vokrri”, para udhëtimit për në Baku të Azerbajxhanit, ku Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kundër këtij shteti në kuadër të “Ligës së Kombeve” që po e organizon UEFA”.

”Në ndeshjen që do të zhvillohet këtë të premte në ora 18:00 në Baku, Kosova po udhëton e plotë dhe e motivuar maksimalisht, këtë konfirmim e mora nga shtabi teknik i përfaqësueses”.

”Kosova posedon shumë talente në futboll dhe MKRS-ja do t’i përkrahë dhe do t’u qëndrojë afër futbollistëve. Përfaqësuesja jonë ka një ekip të mrekullueshëm të cilëve i dëshirojmë suksese në keto sfida që e presin. KG”, shkroi Gashi në Facebook./IndeksOnline/