16:35 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ministria e FSK-së jep detaje për projektligjet për transformimin në Ushtri

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës të Kosovës me votë unanime të kabinetit qeveritar janë  miratuar tri ligjet bazë për transformim të FSK-së me Mision dhe detyra shtesë: Ligji për Forcën, Ligji për shërbim në Forcë dhe Ligji për Ministrinë e  Mbrojtjes.

Në mbledhjen e Qeverisë së vendit, ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  Rrustem Berisha, ka  paraqitiur ekspozenë ku ka argumentuar arsyeshmërinë për procedim dhe miratim të Pakos së Ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilat u miratuan nga kabineti qeveritar i Republikës së Kosovës.

Në vazhdim gjeni ekspozenë e plotë të Ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  Rrustem Berisha, të mbajtur në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot më: 13.shtator 2018.

“EKSPOZE

Procedimi i projektligjeve pa ndryshime kushtetuese

I nderuar Kryeministër

Te nderuar zv/Kryeministra

Te nderuar Ministra

Te nderuar zv/Ministra,

Me lejoni qe sot para jush te paraqes propozimin e MFSK-së per tri projektligjet bazike të FSK-së:

1.Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

2.Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe

3.Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve, është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese që i referohen FSK-së.

Këto projektligje, parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së

FSK-së në Ministri të Mbrojtjes. Përkatësisht:

1.- Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës – përcakton kompetencat, organizimin dhefunksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për

të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave e Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.

2.- Projektligji për Shërbimin në FSK – Ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

Ky projektligj përcakton kriteret e përgjithshme për shërbim, parametrat e shërbimit, kohëzgjatjen e shërbimit, zhvillimin e karrierës, ndërprerjen e shërbimit, statusin e pjesëtarit të FSK-së, të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëve dh çështje tjera në kuadër të shërbimit në FSK.

3.- Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes – Më këtë Ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Ministria e Mbrojtjes do të harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe do të ushtron funksionet e kompetencat e saj në përputhje me Kushtetutën, me kёtё ligj.

Po ashtu, ky projektligj përcakton në mënyrë të detajuar edhe kompetencat e Ministrisë, kompetencat e Ministrit të Mbrojtjes e po ashtu edhe kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

Është me rëndësi të theksohet se në momentin e krijimit të rrethanave të favorshme politike do të ndryshohet edhe emri përmes procedurave të ndryshimeve përkatëse kushtetuese.”, përfundon komunikata./Indeksonline/

Temat: