20:22 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ministrit Hasani i shpërblehet puna, merr mirënjhje për mbrojtjen e prodhimit vendor

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë te shtunën mirënjohje për angazhimin e tij në përmirësimin e mjedisit afarist , mbështetjen e prodhimit vendot dhe rritjen e punësimit.

Kjo mirënjohje është ndarë nga Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET.

Në këtë ceremoni ministri Hasani ka thënë se ndjehet i nderuar për këte mirënjohje.

“Ky vlerësim dhe nder që më keni bërë sot me shtyn të punoj edhe më shumë. Si ministër synim e kam mbrojtjen e produkteve vendore dhe gjithashtu qe në vendin tonë të krijojmë një klimë tëvpërshtatshme për të bërë biznes”, ka thënë ministri Hasani.

Ndryshe ky rrjet i organizatave ndan çdo fundvit mirënjohje për kontribuesit më të veçantë.