16:46 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ministrja Hoxha e priti komisionarin Hahn në Merdar, biseduan edhe për vizat

Ministria e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka pritur në Merdar komisionarin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Hoxha ka thënë se ardhja e tij sot në Kosovë është me rëndësi sepse është e lidhur me klimën aktuale në raportet e Republikës së Kosovës me fqinjët, me mesazhe të paralajmëruara për promovimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Në kufirin shtetëror me Serbinë, në Merdar, sot, mirëprita ardhjen e Komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn. Ardhja e tij sot në Kosovë, është me rëndësi sepse është e lidhur me klimën aktuale në raportet e Republikës së Kosovës me fqinjët, me mesazhe të paralajmëruara për promovimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal. Gjithsesi, fokusi ynë është jo vetëm fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal për të cilën kemi dhënë prova të bollshme, por edhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe liberalizimi i vizave.