15:13 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Miratohet dhe dërgohet në Kuvendin e Kosovës, Statuti për Trepçën (Dokument)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se në mbledhjen e qeverisë është miratuar dhe dërguar në Kuvendin e Kosovës, Statuti për Trepçën.

Me këtë rast ministri ka deklaruar se kështu është duke u hapur rruga drejt themelimit të Trepça Sh.A dhe njëkohësisht zhvillimi i këtij gjiganti ekonomik, transmeton Indeksonline.

Lluka tha se bashkë me status janë dërguar edhe informatat shtesë të deponuara nga Sindikata të cilat do të trajtohen nga Kuvendi i Kosovës.

Lidhur me këtë kryeministri, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme ka thënë se kur të votohet ky status në Kuvend, do të jetë moment i madh për Kosovën.

Postimi i plotë nga Lluka:

Me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, sapo miratuam dhe dërguam në Kuvendin e Kosovës Statutin për Trepçën, duke hapur kështu rrugën drejtë themelimit të Trepça Sh.A. dhe njëkohësisht zhvillimin e këtij gjiganti ekonomik.

Së bashku me statut, janë dërguar edhe informatat shtesë të deponuara nga Sindikata të cilat do të trajtohen nga Kuvendi i Kosovës.

Falenderoj anëtarët e Bordit Mbikëqyrës për punën intensive gjatë këtyre dy muajve.

Urime Mitrovicë!

Temat: