08:09 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mjekësia ligjore mori pas mesnate trupin e pajetë të Adem Demaçit (Foto)

Pjesëtarë të Mjekësisë ligjore mbrëmë pas mesnate kanë marrë trupin e pajetë të Adem Demaçit nga shtëpia e tij.

Ka qenë e paraparë që kjo të bëhej më herët gjatë mbrëmjes, por që pas numrit të madh të njerëzve që kanë shkuar për homazhe, kjo ka qenë e pamundur deri vonë.

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë dje në moshën 82 vjeçare.