22:30 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Modric thyen ”mallkimin” 18-vjeçar të mesfushorëve të Realit

Edhe zyrtarisht, Luka Modric është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2018.

Në ceremoninë e France Football të mbajtur në Paris, mesfushori kroat e fitoi ”Topin e Artë”.

Në këtë garë, ai la pas vetes lojtarë si Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Kylian Mbappe e Leo Messi, transmeton IndeksOnline.

Përndryshe, Modric është bërë futbollisti i parë kroat që e ka fituar një çmim si ”Topi i Artë”.

Gjithashtu, me triumfin e sotëm, Modric ka thyer ”mallkimin” 18-vjeçar të mesfushorëve te Real Madridi.

Modric është bërë vetëm mesfushori i dytë i Realit që e fiton ”Topin e Artë” që prej se Luis Figo e fitoi atë në vitin 2000./IndeksOnline/