14:10 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / G T

Modriçi nuk i tradhton tifozët, vendos vazhdimin e kontratës me Real Madridin

Mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modriç, ka vendosur të qëndroj me Real Madridin edhe për një sezon.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari, Jose Felix Diaz – i cili raporton se kroati do të vazhdojë kontratën me madrilenët deri në vitin 2025, shkruan Indeksonline

Modriçit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Edhe pse pati shumë spekulime se kroati do të largohet nga Real Madrid, megjithatë ai ka ndërruar mendje.

Ndryshe nga Modriçi, Toni Kroosi ka vendosur të pensionohet nga futbolli pas Euro-n 2024./Indeksonline/