22:50 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Molliqaj: Sot ka më pak se 1 për qind shpresë që VV të mos ndahet

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, është shprehur thellësisht i bindur se Lëvizja do të ndahet.

Duke folur në RTV Dukagjini, menjëherë pas një interviste të kreut të VV’së, Albin Kurti, në Radiotelevizionin e Kosovës, Molliqaj ka thënë se ka pasur shpresë që mosmarrëveshjet në parti do të mund të kalohen, deri më sot.

Molliqaj ka thënë se është 99 për qind i sigurt se Vetëvendosje do të ndahet.

“A ka shpresë? Nëse mbrëmë kam thënë publikisht se ka 2 për qind shpresë, sot mendoj që është më pak se 1 për qind shpresë”, është shprehur ai.