15:21 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Moment i frikshëm për yllin e Barçës – hajdutët thyen shtëpinë e tij

Jordi Alba kaloi në një moment të frikshëm në mbrëmjen e së hënës.

Siç shkruan El Pais sot, Policia e Mossos de Esquadra janë duke e hetuar vjedhjen që ndodhi në shtëpinë e futbollistit.

Indikacionet e para vijnë që hajdutët ishin futur në shtëpinë e yllit të Barcelonës nga kopshti.

Derisa, Alba me familjen ishte duke qëndruar në një kat më lart, hajdutët u futën në katin e parv të shtëpisë nga dritarja, transmeton IndeksOnline.

Policia katalunase pranoi një thirrje para orës, 20:00 mbrëmë.

Sipas burimeve të El Pais, policia ende nuk ka dhënë detaje për dëmet e krijuara nga hajdutët.

Rojtari i shtëpisë së Albas, nuk ka asgjë, por në fund, ai e pa një makinë, e cila u largua me shpejtësi të madhe pas vjedhjes./IndeksOnline/