14:33 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur disa persona tentojnë të vjedhin në një market në Pejë

Një tentim- grabitje nga persona të panjohur ka ndodhur në orët e vona në Pejë.

Dëshmitarët kanë treguar për Indeksonline se tre persona të maskuar  kanë tentuar të vjedhin në  një market që gjendet përball fabrikës së birrës në Pejë.

Sipas pamjeve, personat e përfshirë në këtë rast pasi që nuk kanë mundur ta kryenin vjedhjen të njëjtit janë larguar për në një drejtim të paditur.

Mësohet se  rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

Indeksonline do të tentojë që t’iu mbajë të informuar për këtë rast.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 minuta.

Më poshtë shikoni pamjet e siguruar nga Indeksonline:

/Indeksonline/