14:48 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Momenti kur Gazmend Muhaxheri shpërthen në lotë për BOREA-n

Momentet kur po pritej që të fillonin punimet për Resortin Turistik BOREA në Pejë, kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muaxherin e tradhëtuan emocionet.

Ai shpërtheu në lotë teksa përmendi pasëardhësit e tij që janë fëmijë, e që do të mund të kënaqen në BOREA, që filloi ndërtimin pas shumë përpëlitjeve.

Ky moment i emocionoi edhe të pranishmit që brohoritën për Gazin. Ai edhe pasi përfundoi fjalimin, e pati të pamundur t’i ndalë lotët.