08:56 / E Enjte, 12 Maj 2022 / B O

Momenti që po ngjallë dyshime, gjyqtari Valeri duartrokitet nga futbollistët e Interit, Handanovic i thotë bravo!

Interi fitoi të mërkurën Kupën e Italisë pasi në finale e mposhti rivalin e përbetuar Juventusin me rezultat 4-2 pas 120 minutave lojë.

Në një sfidë shumë të hapur nuk mjaftuan 90 minuta që të përcaktohet fituesi pasi rezultati ishte 2-2. Për Interin realizuan Barcella dhe Calhanoglu, kurse Sandro dhe Vlahovic ishin realizuesit e Juventusit.

Kroati Perisic ishte vendimtarë në vazhdimet dy herë nga 15 minuta pasi realizoi dy gola, njërin nga penalltia dhe tjetërin nga loja e hapur.

Por, penalltia e Perisic nuk ishte e vetmja për Interin në këtë ndeshje, pasi një e tillë u dha edhe në kohën e rregull pas një ndërhyrje në Lautaro Martinez brenda zonës, ndërhyrje kjo që ka ngjallur dyshime nëse ishte e mjaftueshme për të akorduar penallti nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Valeri.

E krejt në fund, derisa po organizohej ceremonia e dhënies së trofeut, derisa ekipa e gjyqtarëve po kalonte përmes korridorit të krijuar nga lojtarët e Interit, Valeri duartrokitet nga gjithë skuadra e Inzaghit, derisa shihet një entuziazëm më i madh nga portieri Samir Handanovic që ulëret drejt gjyqtarit me fjalët “Bravo, Bravo”, derisa Valeri ia kthen me “Falemnderit”.

Ja momenti: