13:32 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Monchi beson në kualifikim, ka një kërkesë për tifozët

Drejtori sportiv i Romës,  Monchi u ka bërë thirrje tifozëve të klubit të mblidhen në lojën kthyese në kryeqytetin italian  dhe ta mbështesin ekipin në mënyrën më pozitive të mundshme, pasi Giallorossi përgatitet të përballet me Liverpulin të mërkurën.

Skuadra  e Eusebio Di Francesco duhet të shënoj 3 gola në Stadio Olimpico, në mënyrë që të kaloj në finalen që do të zhvillohet më 26 maj.

Monchi ka këmbëngulur se kualifikimi është i arritshëm , dhe beson se të gjithë duhet të jenë pas lojtarëve dhe Roma do të bëj histori. /IndeksOnline/

Temat: