06:55 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mot kryesisht me diell në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në vendin tonë sot do të kemi mot kryesisht me diell, temperaturat maksimale do të jenë 26 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.