08:53 / E Enjte, 20 Shtator 2018

Motra e Ronaldos: Do ta paguani shtrenjtë për këta lotë

Katia Aveiro, motra e Ronaldos, dhe miqtë e tjerë reaguan në Instagram pas përjashtimit të portugezit me karton të kuq në debutimin e Ligës së Kampionëve me Juventusin.

Katia Aviero reagoi menjëherë pas ndeshjës për të treguar opinionin e saj për përjashtimin e vëllait të saj në ndeshjën e parë me Juventus në Champions.

“Turp për futbollin, drejtësia do të vihet në vend, ata duan të shkatërrojnë vëllanë tim, por Perëndia kurrë nuk fle, e turpshme” shkroi fillimiusht motra e Ronaldos në profilin e saj në Instagram.

“Ata do të paguajnë shtrenjtë për këta lot”

Përvec postimit në profilin e saj në Instagram, Katia Aveiro vazhdoi të jepte mendimin e saj përmes fotove në stori. ” Ata duan duan të të rrëzojnë, por kurr nuk do t’ia arrijnë. Turpi i futbollit, ti je i madh vëlla. Ata do të paguajnë shtrenjtë për këta lotë” , shkroi Katia Aviero. /IndeksOnline/

Temat: