15:58 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mourinho i kujton Kloppit deklaratën e para një viti, Van Dijk nuk është më i miri

Jose Mourinho ka komentuar transferimin e Virgil van Dijk te Liverpooli, shkruan indeksonline.

Trajneri i Manchester United i ka kujtuar homologut të tij, Jurgen Klopp intervistën e para një viti, kur United kishte nënshkruar me Paul Pogban.

“Ditën që e bëjë këtë, atëherë unë më nuk jam në punë, sepse loja është duke u luajtur së bashku”, kishte komentuar Klopp transferimin 100 milionësh të Manches.

I pyetur për transferimin e Van Dijk, Mourinho “thumboi” Kloppin duke u përgjigjur në këtë mënyrë:

“Ju e dini, unë mendoj se ai që flet në lidhje për këtë në një mënyrë specifike duhet të jetë Jurgen,” tha ai.

“Nëse do të isha një prej jush, do ta pyesja për komentet e tij rreth një viti më parë”, shtoi Mourinho.

“Virgil van Dijk është mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por a është ai më mirë se (Paolo) Maldini, (Giuseppe) Bergomi apo (Rio) Ferdinand? Ju nuk mund ta thoni këtë, është vetëm mënyra se si është tregu dhe ju paguani ose nuk paguani”. /IndeksOnline/

Temat: