16:28 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mourinho i lëshon “kunxha” Pogbas, i thotë se s’është askush në skuadër

Jose Mourinho i ka komentuar përplasjet e fundit me Paul Pogban. Trajneri portugez e ka quajtur yllin francez lojtar si të gjithë të tjerët.

Mou ka konfirmuar se Pogba do të luaj nga fillimi ndaj West Ham.

“Këtë javë jam i kënaqur me punën që ka bërë në stërvitje. Ekipi ka nevojë për lojtarë me personatit, kështu që ai do të luaj nesër nga fillimi.

Në skuadrën time askush nuk është më i madh se klubi. Ai është futbollisti se çdo futbollist tjetër.

Nëse do të luaj, le të stërvitet dhe do të luaj. Pogba është një lojtar më shumë në skuadrën time, por nuk është për kapiten” ka thënë Mourinho./Indeksonline/

Temat: