18:43 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho: Juventusi ndër klubet më të mira në botë, CR7..

Jose Mourinho insiston se Manchester Unitedi do të përballet nesër me njëren prej skuadrave më të mëdha në botë – Juventusin, derisa portugezi tha se Cristiano Ronaldo është ndër më të mirët në histori.

Mourinho e drejtoi Interin drejt tripletës në fillim të karrierës së tij, ndërsa tani me Man Unitedin, ai raportohet se ka krijuar raporte të mira me Ronaldon që prej kohës së tyre në Real Madrid.

”Nuk më pëlqen kjo konferencë për shtyp. Nuk më pëlqen të flasë për individët”, tha Mourinho kur u pyetë për Paul Pogban, transmeton IndeksOnline.

”Nuk dua të flasë për mediat spanjolle sepse ata janë të interesuar vetëm te Real Madridi dhe Ronaldo”.

”Jam i lumtur këtu dhe synoj ta përmbyll kontratën time. Gjithçka që jam duke menduar është Man Unitedi”.

”Mendoj se Cristiano Ronaldo është ndër më të mirët në histori si dhe nesër do të përballemi me njëren prej skuadrave më të mira në botë”, tha Mourinho./IndeksOnline/