22:25 / E Enjte, 18 Mars 2021 / A. A

Mourinho: Kroatët derdhën djersë, gjak e lot në fushë

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho u shpreh jashtëzakonisht i mërzitur pas eliminimit nga Liga e Evropës.

Dinamo Zagrebi fitoi 3-2 në rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve.

Trajneri portugez theksoi se ekipi kroat deri edhe gjak në fushë për të arritur kualifikimin.

“Nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes ishte një skuadër që luajti dhe bëri gjithçka. Lanë gjithçka në fushë, djersë, energji, gjak dhe në fund lotë gëzimi. Ekipit tim nuk iu duk një ndeshje e rëndësishme kjo, për asnjërin prej tyre. Por për mua ishte sepse unë kam respekt për karrierën timë dhe çdo ndeshje është e rëndëishme. Besoj se për çdo tifozë të Tottenhamit kjo vlen. Nuk është e mjaftueshme të them se ndihem i mërzitur sepse ajo që ndjejë brenda e kalon mërzinë” theksoi Mourinho.

/Indeksonline/