08:49 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho në Real Madrid, Conte në Man United

Sipas zërave të mediave italian këtë mëngjes, Jose Mourinho mund të rikthehet në Real Madrid.

Lajmin në fjalë e ka bërë të ditur gazeta italiane, Gazzetta dello Sport, e cila shkruan se nga ana tjetër, Antonio Conte mund të kalojë në Man United

Mourinho e njeh mjaft mirë Real Madridin pasi që e ka drejtuar edhe më parë klubin nga kryeqyteti i Spanjës, transmeton IndeksOnline.

Image result for Mourinho

”Special One” ka qenë në krye të Real Madridit nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Gjatë kohës së tij në Real Madrid, klubi nuk fitoi asgjë më shumë përveç La Ligas dhe Copa del Rey.

Pas tri vitesh në këtë post, Mourinho u largua nga Madridi me marrëveshje të përbashkët, pavarsisht se kishte edhe tri vite të mbetura në kontratë.

Image result for santiago solari

Përndryshe, pas shkarkimit të Julen Lopeteguin, Rela Madridi emëroi Santiago Solarin si trajner në baza të përkohshme./IndeksOnline/