12:15 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mourinho zbulon pse e zëvendësoi Ibrahimovicin

Jose Mourinho këmbëngul se vendimi i tij për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovic në pjesën e dytë në barazimin 2-2 të Manchester Unitedit me Burnley ishte “vetëm taktik”.

Ibrahimoviç filloi nga minuta e parë së bashku me Romelu Lukaku, por Mourinho vendosi ta zëvendësoj suedezin në pushim. “Ishte thjesht taktik”, tha shefi i United në faqen zyrtare të klubit .

“Në vend të lojtarëve më të pozicionuar si Zlatan Ibrahimovic, vendosa të shkoj me Henrikh Mkhitaryan, Jesse Lingard dhe Juan Mata me të tre që përpiqen të luajnë në këto zona pas Lukaku”, shtoi Mourinho. /IndeksOnline/