14:03 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mungesa e Granit Xhakës, shkaku kryesor i barazimit të Arsenalit

Arsenali ka barazuar me rezultat 2-2 kundër Manchester United në Old Traford në ndeshjen e xhiros së 15-të të Premierligës.

Në këtë ndeshje, Uani Emery u paraqit pa mesfushorin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka i cili mungoi për shkak të grumbullimit të kartonëve të verdhë, shkruan indeksonline.

Ishte ndeshja e parë e ligës që prej shkurtit 2017 që Arsenali filloi pa Xhakën, një skuadër prej 65 lojërash, mesfushori është bërë shtylla kryesore e skuadrës.

Graniti është futbollisti me më shumë prekje të topit në Premierligë në muajin nëntor.

Ai gjithashtu ka një mesatare të vrapimit prej 9.7 km për ndeshje.

“The telegraph” po e cilëson pikërisht mungesën e Xhakës si shkaktarin kryesor për mosmarrjen e tri pikëve në Old Traford. /IndeksOnline/