23:14 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Munishi i impresionuar me Ballkanin, ua kërkon planprogramin e 10 ditëve të fundit

Në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, u zhvilluan disa duele interesante.

Ndër befasitë e fundjavës që lamë pas u zhvillua në Suharekë.

Ballkani ”demoloi” Gjilanin e Sadat Pajazitit, duke e mposhtur me rezultat të thellë, 4-1, transmeton IndeksOnline.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës, Sami Sermaxhaj tha se skuadra ka punuar shumë gjatë pushimit disa ditor.

Dhe me punën e skuadrës së Ballkanit ka mbetur i impresionuar trajneri i njohur, Ismet Munishi, të cilit i pëlqeu planprogrami i Sermaxhajt.

”Siç duket, Ballkani paska punuar mirë në këto 10 ditë, më duhet t’ua marrë këtë planprogram”, tha Munishi me ironi në emisionin, ”Dueli Sportiv”./IndeksOnline/