10:50 / E Mërkurë, 30 Maj 2018

Munishi: Shqipëria ngjasonte me ekip lagjesh, Panucci po eksperimenton me Kuqezinjtë!

Ismet Munishi, trajneri kosovar është deklaruar pas ndeshjes Kosovë – Shqipëri.

Kombëtarja e Kosovës triumfoi në miqësoren e mbrëmshme ndaj Kuqezinjve, duke fituar me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Munishi, tani trajner i Besës së Pejës – tha se Kosova luajti shumë mirë dhe ishte e etur për fitore.

Në anën tjetër, sipas trajnerit, Shqipëria ngjasonte me një ekip të lagjes.

“Kosova luajti shumë e disciplunar faktikisht, e motivuar shumë dhe e etur për rezultat. Sidomos faza e mbrojtjes më pëlqeu shumë dhe kundërsulmet. Shqipëria nuk u duk fare si kombëtare, më shumë ngjante me ekip amator apo ekip i lagjes ku luajnë secili për qejf të vetin. Panuchi po eksperimenton pa kurrfarë ndjenje apo shije. Futbollisti më i mirë ishte vet selektori (trajneri) i Kosovës, i cili e kishte përgatitur këtë ndeshje në mënyrën përfekte. E përgzoj Challandesin”, ka thënë Munishi për IndeksOnline.

Kosova pritet që ta luajë edhe një miqësore gjatë qershorit, por në fillim duhet gjetur kundërshtarin. Në anën tjetër, Shqipëria shpreson të ballafaqohet me Ukrainën./IndeksOnline/