17:16 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Murati: Ne duhet të vazhdojmë të jemi bashkë, deri sa të bashkohemi

I pari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se 17 janari, mbetet një ditë simbol në historinë e kombit shqiptar.

Murati ka theksuar se vdekja e Skënderbeut,figurës që bashkoi shqiptarët për 25 vjet në luftën për liri dhe vdekja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, janë simbolet më të dukshme të këtij uniteti, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

17 janari, mbetet një ditë simbol në historinë e kombit shqiptar. Një ditë që simbolizon mbi të gjitha unitetin që ishte parakusht për të luftuar për lirinë në të gjitha kohërat. Vdekja e Skënderbeut, kësaj figure që bashkoi shqiptarët për 25 vjet në luftën për liri, dhe vdekja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, kur ishin në rrugë për të bashkuar lëvizjen tonë për liri, janë simbolet më të dukshme të këtij uniteti. Porosia është aktuale edhe sot, edhe pse jetojmë në kohën e pluralizmit, edhe pse vazhdojmë të jetojmë të ndarë, në shumë çështje ne duhet të vazhdojmë të jemi bashkë për të avancuar lirinë tonë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi bashkë, deri sa të bashkohemi.

 

 

Temat: