23:58 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mushkolaj: Me “zhbërjen” e Speciales, gjendja përkeqësohet me një gjykatë tjetër

Analisti Imer Mushkolaj në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini tha se Ligji për Gjykatën Speciale mund të zhbëhet, por jo edhe kjo gjykatë.

Ai tha se me një veprim të tillë, vetëm sa do të përkeqësohej gjendja me një gjykatë tjetër nga OKB.

“Ligji mundet me u zhbë, por kjo nuk e zgjidh problemi, duke qenë se gjykata është kategori kushtetuese, unë besoj se në lojë hyn UNMIK-u dhe OKB-ja dhe do të caktojë një tribunal të ri pikërisht për këto çështje. Kështu unë besoj se me zhbërjen e kësaj gjykate, unë besoj se pavarësisht satisfaksionit, gjendja vetëm sa do të përkeqësohet me një gjykatë tjetër”, tha Mushkolaj.