21:41 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mushkolaj: Opsioni i ndarjes së Kosovës është në tavolinë (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se opsioni për ndarjen e Kosovës nuk është një projekt i ri.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se opsioni i ndarjes është më i theksuar edhe për shkak të fazës finale të bisedimeve në Bruksel.

“Ndarja është provokuar vazhdimisht, nuk është se hera e parë po flitet për ndarje. Opsioni i ndarjes tash është më i shprehur edhe për shkak të fazës finale të dialogut”.

Analisti ka thënë se “është përfolur se Thaçi me Vuçiqin ndarjen e kanë diskutuar edhe në takime të ndryshme jashtë vendit, pavarësisht se këta dy publikisht e kanë mohuar një gjë të tillë”.

Mushkolaj thotë se është ende e panjohur për ne si publik se si e shohin shtetet perëndimore opsionin e ndarjes së Kosovës.

“Nuk është problemi nëse Thaçi e dëshiron ndarjen, por problemi është më i gjerë se ajo që na ofrohet neve si publik. Si e sheh Perëndimi këtë ndarje, dhe impakti që mund të ketë ndarja në shtetet e tjera të rajonit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ndarjen e sheh si një opsion të mundshëm në tavolinë, si një mjet për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndarja është duke u diskutuar dhe është diskutuar edhe në të kaluarën, dhe pavarësisht qëndrimeve publike të shteteve të fuqishme se janë kundër ndarjes, nuk e përjashtoj mundësinë që opsioni i ndarjes është në tavolinë, pavarësisht nëse i konvenon presidentit Thaçi apo kryeministrit Haradinaj”, deklaroi Mushkolaj, duke shtuar se çështja duhet parë në një kontekst më të gjerë.

Debat Plus 25.07.2018

Debat Plus 25.07.2018Debat Plus me Ermal Pandurin Tema: ProvokacijaTë ftuar: Imer Mushkolaj – AnalistErnest Luma – Analist Arben Ahmeti – Analist Dardan Islami – Analist

Publiée par RTV Dukagjini sur Mercredi 25 juillet 2018