11:34 / E Hënë, 20 Gusht 2018

Myftiu Tërnava: Kurban Bajrami ka rëndësi të madhe për ne

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Dita e nesërme e Kurban Bajramit, e cila është dita e parë për shënimin e kësaj feste fetare, sipas Ternavës ka një rëndësi të madhe.

“Kurban Bajrami është momenti në të cilin ne me gjuhë dhe zemër shprehim besimin në Zot, duke iu përkushtuar atij me tërë qenien dhe duke ia kushtuar çdo adhurim. Kurban Bajrami është festa e cila vjen pas kryerjes së njërit nga kushtet e Islamit, pas Haxhit dhe prerjes së Kurbanit. Ata që kanë mundësi materiale duhet të prejnë Kurban që të gëzojmë të varfrit”, u shpreh Tërnava./Indeksonline/