23:46 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Napolit i refuzohet oferta 18 milionëshe për Strakoshën

Skuadra e Napolit e dëshiron me cdo kusht portierin e Lazios, Thomas Strakosha.

Pas largimit të Pepe Reina, Napoli ka nisur hulumtimin për portierin e ri, shkruan IndeksOnline.

Në mediat italiane shkruhet se klubit të Carlo Ancelottit iu është refuzuar një ofertë për Strakoshën nga drejtuesit e Lazios.

Megjithatë klubi napolitan ka bërë dy oferta dhe ka marrë përgjigje negative. E para ishte 10 milionë, plus mbrojtësi Maksimovic. Kurse e dyta 18 milionë euro, plus Lonrezo Tonelli.

Për Strakoshën janë të interesuar shumë klube, përfshi Juventusin dhe Liverpoolin./IndeksOnline/