09:01 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

NBA, fitojnë Miami dhe New Orleans

Katër ndeshje të luajtura mëngjesin e sotëm, me Miami që fitoi 97-79 ndaj Milwaukee, ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në pjesën e dytë, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e skuadrës vendase.

Dragic me 25 pikë ishte më i miri në fushë për Miami, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Antetokounmpo për miqtë. Pas kohës shtesë fiton New Orleans, që mundi 123-118 New York jashtë fushe, në një ndeshje spektakolare.

Hardaway dhe Porzingis realizuan nga 25 pikë secili, por që s’mjaftuan për nju-jorkezët, ndërsa për miqtë u dalluan Davis me 48 pikë e 17 rebaund si dhe Holiday me 31 pikë.

Pa probleme fiton Minnesota, që mundi 120-103 Portland, takim që u dominua nga vendasit, që u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë. Butler me 24 pikë, Teague me 22 e Toëns me 20 bënë diferencën në fushë për vendasit. Fiton edhe Indiana, që mposhti 120-97 Phoenix jashtë fushe, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Collison 19).

REZULTATET E SOTME

Miami – Milwaukee, 97-79

New York – New Orleans, 118-123

Phoenix – Indiana, 97-120

Minnesota – Portland, 120-103

Temat: