Marina shijon mbrëmjet, duket si princeshë
Prezantuesja e njohur Marina Vjollca, nuk di të ndalet.
Format trupore dhe pamja prej ëmbëlsire na kanë shoqëruar për ditë të tëra fal postimeve të saj nga pushimet.
Me ngjyrën e fituar dhe me flokët bjondinë, bukuroshja shqiptare është kthyer më e kuruar se kurrë, shkruan Indeksonline.
Mbrëmë bashkë me miq të saj fytyra publike, Marina ishte në një ndejë ku u paraqit më elegante se kurrë.
Fotografitë e publikuara e thonë këtë, ndërsa ndjekësit e saj nuk ndalen së pëlqyeri e komentuari.
Kujtojmë se Marina Vjollca u martua verën e kaluar me reperin kosovar, Getoar Selimi, ndërsa së fundmi e festuan përvjetorin me udhëtime në Kubë, Miami, kurse pushimet i përfunduan në Bahamas.
Nga çifti nuk kemi asgjë të re sa i përket zgjerimit të familjes, megjithëse janë në moshë ideale për t’u bërë prindër. Por, një gjë është e sigurt, çifti po shijojnë jetën./Indeksonline/.