10:20 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

NBA: LeBron i pandalshëm, Cleverland me fitore të rëndësishme

Cleveland korri fitoren e 30-të sezonale në NBA, pas triumfit 121-104 ndaj Detroit, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, me Cavaliers që u shkëputën vetëm në periodën e fundit. 6 lojtarë të Cavaliers realizon mbi 10 pikë, me LeBron James që realizoi 25 pikë e 14 asist, mbështetur nga Love me 20 pikë e 11 rebaund. Milwaukee arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur 110-96 Chicago, ndeshje e dominuar nga miqtë, me Antetokounmpo që realizoi 27 pikë, më i miri në fushë. Fiton edhe skuadra e Toronto, që mundi 123-111 Lakers, ndeshje e dominuar nga skuadra kanadeze, me VanVleet që realizoi 25 pikë.

Houston mbetet forca e dytë në Konferencën e Perëndimit, duke korrur sot suksesin e 36-të sezonal, 113-102 ndaj Phoenix, fitore që erdhi ngha duart e Harden, autor i 27 pikëve, ndërsa 31 pikët e 10 asist të Booker mbetën për statistikë. Oklahoma po kalon një moment të mirë në NBA, pas fitores 122-112 ndaj Philadelphia, ndeshje ku të dyja ekipet dueluan fort për fitore. Westbrook realizoi 37 pikë e 14 asist, mbështetur edhe nga George me 31 pikë, një dyshe që bëri diferencën në fushë. Nuk zhgënjen San Antonio, që mposhti 113-98 Sacramento, ndeshje e mirë e ekipit vendës, me Forbes që realizoi 23 pikë, më i miri në fushë.

REZULTATET E SOTME

Chicago – Milwaukee, 96-110

Houston – Phoenix, 113-102

New Orleans – Clippers, 103-112

Cleveland – Detroit, 121-104

Oklahoma – Philadelphia, 122-112

Toronto – Lakers, 123-111

San Antonio – Sacramento, 113-98

Temat: