18:52 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ndahet nga jeta futbollisti portugez

Edu Ferreira, futbollisti i talentuar i Boavista-s në kampionatin portugez që debutoi sezonin e kaluar, ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare. Futbollisti humbi jetën në ditën e Krishtlindjeve pas një lufte më shumë se 1-vjeçare me kancerin.

Ferreira u diagnostikua gjatë nëntorit të kaluar, 3 muaj pasi kishte debutuar si futbollist profesionist, por sëmundja bëri që ai të tërhiqej. Pavarësisht kësaj është zbuluar se klubi i Boavista-s i kishte rinovuar kontratën deri në 2019, dhe kishte vazhduar t’i paguante rrogën në mënyrë që të paguante për kurimin.

Në statusin e klubit të Boavistës i cili njoftoi për ndarjen nga jeta të futbollistit shkruhej: “Të kuptosh lojën mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur e keqja të troket në derë pasi sapo kemi humbur njeriun tonë.

Do ta dedikojmë këtë ditë që të kujtojmë momentet e mira që kemi kaluar së bashku. Humbja është e madhe dhe zemrat tona nuk do ta harrojnë kurrë. Sot, parajsës i është shtuar një tjetër yll. U prehsh në paqe, Edu!”