18:27 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndërkombëtarët tentojnë t’i bindin deputetët e AAK-së për Specialen, vjen përgjigja e tyre! (Foto)

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar një takim me shefen e BE-s në Kosovë, Natalya Apostolova dhe ambasadorë (përfaqësues) të vendeve tjera evropiane.

Ata biseduam për zhvillimet e fundit në vend si dhe inicimit për shfuqizimit të Gjykatës Speciale, shkruan Indeksonline

Qëndrimi i partisë së Ramush Haradinajt ishte i pandryshueshëm. Sipas tyre, Specialja duhet të bëhet sipas praktikës që të funksionojë brenda territorit të Kosovës dhe të mos jetë e njëanshme.

“Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk i kanë ikë drejtësisë dhe nuk kanë asnjë arsye që ti ikin asaj. Ne si Aleancë e kemi dëshmuar të vërtetën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik. /Indeksonline/