10:21 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndërpritet dasma në Suharekë, uji hyn brenda në sallë (Video)

Reshjet e shiut në Suharekë pos dëmeve materiale nëpër objekte, kanë shkaktuar edhe probleme tjera.

Uji që ka hyr në shtëpitë e banimit, po ashtu hyri edhe në një restaurant ku po zhvillohej një dasmë, transmeton Indeksonline.

Sipas një video që po qarkullon në internet, uji që hyri në sallën e dasmave ka bërë që kjo ceremoni të lihet në gjysmë.

Dasmorët u detyruan të zbathen dhe me këpucë në duar të largohen nga aty.

Shikoni momentin kur dasmorët nisin të dalin nga restauranti. /Indeksonline/

Temat: