15:00 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë tragjikisht reperi i njohur

Reperi i njohur kanadez, James McMurray, ka vdekur tragjikisht gjatë xhirimeve të videoklipit të ri.

Mediat e huaja kanë raportuar për vdekjen e reperit, i cili vdiq gjatë xhirimeve të videoklipit duke rënë nga krahu i aeroplanit, shkruan Indeksonline.

Reperi 34 vjeçar, po punonte së bashku me ekipin në skenat e fundit të videoklipit më të ri, por që ngjarja përfundoj tragjikisht duke i marr jetën.

“Ai vdiq duke xhiruar projektin në të cilin ishte duke punuar me muaj, ai kishte kohë që po trajnohen për këtë skenë” u shpreh menagjeri i reperit.

Ndryshe, reperi ishte i martuar me modelen e Playboy, Kali James./Indeksonline/