23:00 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sukseset e Gashit edhe në Korenë e Jugut

Gashi po vazhdon ta shijoi suksesin e këngës ‘Creep on me’ që e solli në bashkëpunim me French Montana dhe Dj Snake e që po del që të jetë njëra ndër këngët më të mira të sezones verore, transmeton Indeksonline.

Reperi madje po vazhdon të jetë i pranishëm edhe në vende të ndryshme me sukseset e tij. Ai së fundmi përmes një postimi në llogarinë Instagram ka treguar që po qëndron në Korenë e Jugut për një shoë. Madje kjo është hera e parë që është në këtë vend.

Ndryshe Gashi nuk e ka ndërmend të ndalet. Së shpejti do të sjellë edhe dy këngë të reja. Njëra do të jetë në bashkëpunim me reperin shqiptar, Ledri Vula. Kurse kënga tjetër do të jetë dedikim për artistët e vdekur si Mac Miller, XXXTentacion etj./Indeksonline/