16:50 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndeshja Real Sociedad – Barcelona mund të mos luhet, kjo është arsyeja

Në xhiron e katërt të La Ligas, Barcelona është mysafir i Real Sociedadit që zhvillohet me 15 shtator.

Megjithatë kjo ndeshje mund të shtyhet për një datë të pa caktuar, shkruan indeksonline.

Arsyeja është se stadiumi i rinovuar i Sociedad ende nuk ka përfunduar dhe nuk e ka marrë dritën e gjelbër nga Federata spanjolle.

Kujtojmë se pati shumë probleme me fushën në ndeshjen e fundit që Barca fitoi si mysafir i Valladolid.

Megjithatë, kampionët në fuqi fillimisht duhet të mendojnë për ndeshjen e radhës që e luajnë në Camp Nou kundër Huesca. /IndeksOnline/