22:51 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndodhi ajo! Mposhti Cityn, tani humb nga Swansea (Video)

Skuadra e Liverpoolit është mposhtur nga Swansea City në xhiron e 24’të të Premierligës.

Klubi i Jurgen Klopp u mposht me rezultat minimal 1 me 0, takim i zhvilluar në shtetin e Uellsit, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje shënoi mbrojtësi Mawson në minutën e 40’të.

Swansea ka pasur nevojë për këtë fitore, për të qëndruar në luftë për mbijetesë, ku tani radhiten të fundit me 20 pikë, kurse Liverpooli mbetët në pozitën e katërt me 47 pikë./IndeksOnline/