09:38 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndodhë në Argjentinë: Lojtari kërcënon trajnerin me armë!

Cezar Pagani, emri i futbollistit argjentinas i cili paralajmëroi se do ta vriste trajnerin e tij, nëse nuk e fut në formacionin bazë.

Një lojtar i Club Presidente Roca, i ndodhur në Argjentinë, drejtoi armën e tij te trajneri, pasi ky i fundit nuk e inkuadroi në lojë, transmeton IndeksOnline.

Për fat të mirë, futbollistët e klubit argjentinas për të parandaluar një tragjedi, kërcyen mbi lojtarin dhe ia morën armën.

Christian Neira pas kësaj ngjarje ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.

“Unë jam këtu që 45 vite, por një ngjarje si kjo nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë drejtori i klubit Emeterio Farias.

Sipas Farias, rasti tashmë është raportuar në polici, dhe pritet arrestimi i futbollistit./IndeksOnline/