11:46 / E Martë, 26 Dhjetor 2017

Ndryshon Ronela Hajati! Vjen si kurrë më parë (Foto)

Është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit që erdhi në bashkëpunim me Young Zerkën.

Ronela Hajati e cila këtë vit ishte goxha aktive në skenën muzikore vendore, çdo ditë e më shumë po befason me dukjen e saj, ndërsa ajo gjithnjë ka eksperimentuar më ngjyrën dhe frizurën e flokëve, shkruan Indeksonline.

Pak ditë më parë ajo na erdhi si biondinë, ndërsa së fundmi u shfaq me flokë të zeza dhe me balluke. Gjithsesi në këtë fotografi ajo po duket krejt ndryshe dhe si asnjëherë më parë./Indeksonline/