Në ”Allianz Stadium”, Man Unitedi sfidon sonte Juventusin
Manchester United është mysafir i Juventusit në Champions League sonte.
Skuadra e Jose Mourinhos synon t’i hakmerret Juventusit për humbjen, 0-1 në ”Old Trafford”, kur goli i Dybalas (’17) e vendosi ndeshjen në Mançester.
Një fitore sonte do ta vendoste Man Unitedit dy pikë afër Juventusit, derisa kjo e fundit mund ta sigurojë kualifikimin nga Grupi H.
Kur zhvillohet ndeshja? E mërkure, 7 nëntor
Në çfarë kohe? 21:00
Ku do të zhvillohet? ”Allianz Stadium”
Gjyqtari? Ovidiu Hategan
Të rejat nga skuadrat:
Mbrojtësi, Joao Cancelo do të mungojë sonte ndaj Man Unitedit për shkak të lëndimit muskulor, derisa Blaise Matuidi, Bernardeschi dhe Costa gjithashtu janë në dyshim për arsye të njejta.
Nga ana tjetër, Mourinhos i mungon Romelu Lukaku për shkak të një lëndimi, derisa edhe Diogo Dalot është mungesë.
Lajm i mirë për Man Unitedit është se Antonio Valencia dhe Marouane Fellaini janë të gatshëm për lojë pas problemeve në javët e fundit.
Formacionet e mundshme:
Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Khedira; Cuadrado, Ronaldo, Dybala
Man United: De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Rashford, Sanchez, Martial.
Duelet ”kokë më kokë”:
Dy klubet evropiane janë përballur 13 herë mes vete, ku Juve ka rekord më të mirë – 6 fitore, në krahasim me Man Unitedin – 5 fitore. Dy ndeshje kanë mbaruar baras.
Fitorja e fundit e Juventusit ndaj ”Djajve të Kuq” ndodhi për herë të parë prej dhjetorit të vitit 1997.
Forma e fundit:
Juventusi ka qenë në formë impresive këtë sezon, duke i fituar të gjitha ndeshjet (përveç një barazimi) në të gjitha garat.
Man Unitedi nuk ka qenë edhe aq dominuese sa Juventusi, teksa në Premier League së fundmi ka dy fitore radhazi – ndaj Evertonit dhe Bournemouthit.
Kështu u paraqitën të dyja skuadrat në pesë ndeshjet e fundit:
Parashikimi:
Pavarsisht dyshimeve për të lënduar te Juventusi, ”Zonja e Vjetër’ ‘është favorite ta fitojë këtë ndeshje.
Skuadra e Mourinhos ka dështuar për qëndrueshmëri këtë sezon, teksa është favorit vetëm për vendin e dytë në Grupin H.
Parashikimi: Juventus 2-0 Manchester United./IndeksOnline/