13:07 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në Barcelonë për t’i dhënë fund transferimit shumë të përfolur (Foto)

Yerry Mina është duke i kaluar orët e fundit si futbollist i Barcelonës, shkruan IndeksOnline.

Mbrojtësi kolumbian dëshiron që ta sqarojë të ardhmen e tij sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mina ka pasur disa oferta deri më tani, por i mbetet Barcelonës të vendosë se nga cila ofertë ka më shumë përfitim financiar.

Në këtë linjë gjenden Manchester Unitedi. The Sun shkruan se klubi anglez ka dërguar një përfaqësues në Barcelonë për ta mbyllur transferimin sot.

Yerry Mina në një konferencë shtypi

Matt Judge është negociatori i Man Unitedit, i cili ka udhëtuar drejt kryeqytetit katalunas për ta bindur Barcelonën se oferta e Man Unitedit është më e mira.

Të dyja palët duhet të nxitojnë paksa kësaj radhe pasi që më 9 gusht mbyllet afati kalimtar veror, teksa Barça kërkon 40 milionë për kolumbianin.

Një nga çështjet që është duke u diskutuar është edhe opsioni i riblerjes së Minas nga Barcelona në të ardhmen.

Dhe kjo pikë duket se është duke shkaktuar mjaft probleme në këto negociata./IndeksOnline/

Image result for yerry mina