22:18 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Në ditëlindjen e tij, Engel merr dhuratë librin me biografinë e Thaçit (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë një urim të veçantë.

Thaçi ka uruar kongresmenin, Eliot Engel, me rastin e ditëlindjes së tij ku mbushi 71 vjet, transmeton Indeksonline.

E veçanta e ditëlindjes së Engel këtë herë ishte se ai festoi në Kosovë, në festën e jubileut të pavarësisë.

Ky është postimi i plotë:

Miku im dhe i shtetit të Kosovës, kongresmeni Eliot Engel, sot mbushi 71 vjet. Ditëlindjen e tij ai e festoi me Kosovën, duke na u bashkuar në festën e jubileut të pavarësisë. I uroj jetë të gjatë, me shumë gëzime dhe me shumë miq. HTH