17:23 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Në Egjipt po bëjnë be, “Pasha Mohamed Salahun”

Mohamed Salah është shëndrruar këtë edicion një një mit. Ylli i Liverpoolit po i heshtë të gjithë me formën e tij dhe rekordet që po i arrinë nga java në javë.

Salah i bëri për vete 92 milionë zemra kur para pak muajsh arriti të kualifikoi në Botëror shtetin e tij, Egjiptin pas 20 vitesh në një eveniment kaq të madh.

Që nga ai moment, forma e tij pati ngritje të madhe, kjo e ndihmuar falë Jurgen Klopp, trajnerit që Salahun nga një lojtar mbi mesatare arriti ta shëndrroi në një fenomen botëror.

I apasionuar pas fesë muslimane, Salah me besimin që kishte në zot dhe në vete arriti të jetë lojtari më i përfolur në botë këtë edicion.

Se ai ka marrë bekimin e egjiptianëve, treguan zgjedhjet e fundit presidenciale kur “faranoi” mori 1.1 milionë vota në zgjedhje, pa qenë fare kandidat për president, shkruan Indeksonline.

Madje, mediat egjiptiane shkruajnë sot se Salah është shëndrruar në njeri të shenjtë për shtetin e tij.

Në një reportazh të bërë në shkollat e mesme nga mediat egjiptiane, nxënësit thuhet se përveç Allahut, tashmë e bëjnë be edhe Salahun.

“Pasha Salahun” është një nga betë e besueshme për të rinjtë e këtij shteti.

Se popullariteti i tij është aq i lartë, tregon edhe ideja e fundit e Ministrit të Sportit.

Ai ka urdhëruar që në ditën e parë të shkollës ora e Edukatës Fizike të filloi me shpjegimin se si Salah arriti të bëhet nga një djalosh i varfër, në një nga futbollistët më të mirë në planet./Indeksonline/

Temat: