10:00 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në fundjavë, vashat e Istogut synojnë ta nisin me fitore aventurën evropiane

Këtë fundjavë, vashat e klubit hendbollistik, KHF Istogu do ta fillojnë aventurën evropiane për këtë sezon.

Istogaset do të përballet me skuadrën italiane, Cassano Magnago më 17 dhe 18 nëntor në palestrën, ”Karragac” në Pejë.

Ndeshja e lartëcekur do të zhvillohet në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup.

Vashat e Istogut kanë treguar paraqitje mbresëlënëse kohëve të fundit, andaj potenciali i tyre për sukses në Evropë është i madh.

Në përkrahje të tyre kanë dalur shumë figura të njohura të sportit mbarë shqiptar, ku mesazhin e tyre mund ta shikoni në videon e mëposhtme./IndeksOnline/