21:13 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në janar bëhen dy futbollistë shqiptarë te Fenerbahce?

Turqia mund të jetë destinacioni i radhës për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka mahnitur me paraqitjet e tij te Hajduku i Splitit dhe nuk do të ishte çudi ta shikonim me një tjetër fanellë.

Mediat në Turqi bëjnë me dije se 23-vjeçari ka përfunduar në listën e dëshirave të Fenerbahce. Emri i tij besohet se është propozuar nga sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Deri më tani, Ismajli ka grumbulluar 15 prezenca në elitën e futbollit kroat, ku ka dhuruar edhe një asist.

Me Splitin, shqiptari ka një kontratë deri në verën e vitit 2022. Ndërkaq, për të arritur te shërbimet e tij, Fenerbahce duhet të mposht konkurencën e dy klubeve të Seria A, Atalanta dhe Bologna, që kanë shfaqur më parë interesim për 23-vjeçarin.